22:18 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Tahiri thotë se LDK-ja është parti pa adresë

Sa i përket koalicionit qeverisës, ministri i Drejtësisë ka thënë se koalicioni do të vazhdojë aq gjatë sa të jetë vullneti i koalicionit.

Tutje, Tahiri ka thënë se nuk ka asnjë rrezik nga partia opozitare, LDK-ja.

“LDK është parti pa adresë mirëpo ne sot nuk shohim rrezik politik nga ajo parti, pra nuk ka diçka që mund t’a frikësojë këtë koalicion, po flas tani për tani. Ani pse më herët kemi pasur bashkëpunim, mund të them se edhe në të ardhmen mund të kemi një gjë të tillë”shtoi ai.

Tahiri ka folur edhe për kontributin e Hashim Thaçit në PDK.

“Hashim Thaçi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për PDK-në, është dhe do të mbetet një lider i padiskutueshëm”.