15:33 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Takohen Thaçi dhe komandanti i KFOR-it, konstatohet se gjendja e sigurisë është e mirë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“KFOR-i mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim është konstatuar se gjendja e sigurisë është e mirë,  thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/