16:52 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Taksist i veçantë, punon me Ford Focus RS [Video]

Nëse ushtron detyrën e taksistit, zakonisht ajo çfarë preferohet është një makinë që ka hapësirë dhe me shpenzime të vogla.

Eval Jastad nuk duket të jetë nga ata shoferët e zakonshëm të taksive, pasi ai punon me një Ford Focus RS. Makinë kjo sportive dhe me shpenzime mbi mesataren.

Brenda 18 muajve, ai ka arritur t’i bëj 125,000 kilometra taksitë të tij.

Terreni i tij është qyteti Odda në Norvegji dhe rrethinat mahnitëse që ka ky vend. Ai jeton në Odda me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Djalit të vogël të Eval duket që i pëlqen shumë të udhëtoj me taksinë ekzotik të babait të tij. /IndeksOnline/