22:37 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Taksitë e linjës Prishtinë- Podujevë ngritin çmimin e biletës, por jo edhe autobusat

Taksistët e komunës së Podujevës kanë rritur çmimin e biletës.

Deri para pak ditësh pasagjerët për linjën Prishtinë- Podujevë paguanin 1 euro, kurse tani bileta është bërë 2 euro.

Për dallim nga taksistët, autobusët që veprojnë në këtë linjë vazhdojnë të kenë çmimin e njëjtë, 1 euro.

Vlen të kujtojmë faktin se janë një numër i madh i taksive që vazhdojnë të veprojnë ilegalisht, dhe përkundër kësaj ata kanë shtrenjëtuar edhe çmimin e biletave. /Indeksonline/