18:04 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Talenti nga Kosova në prova te klubi kroat, Dinamo Zagrebi

Kron Gashi futbollist i klubit KF Rilindja, është ftuar në prova nga skuadra kroate e Dinamo Zagrebit.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, kryetari i klubit, Fadil Gashi i cili ka treguar se Kroni do t’ju nënshtrohet provave më 20 janar, ndërsa futbollisti është vetëm 11 vjeçar.

Po ashtu ky klub ka treguar se futbollisti edhe pse është i ri në moshë prap besojnë se me përkushtim do ta përfaqësojë në mënyrën më të mirë klubin e tyre dhe shtetin e Kosovës.

Klubi i ka uruar suksese futbollistit  për provat që do t’i mbajë te gjiganti kroat.

/Indeksonline/.