21:22 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tare: Refuzuam ofertën 70 milionëshe

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, në një intervistë të dhënë ka bërë me dije se ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë euro për Milinkovic-Savic.

“Gjatë verës ne morëm dhe hodhëm poshtë një ofertë me vlerë 70 milionë euro për Milinkoviç-Saviç”, ka thënë Tare.

“Ne duam ta bëjmë Lazion një pikë arritjeje për lojtarët e jo një gur i madh për klubet më të mëdha. Ne kemi shumë punë për të bërë, por ky është objektivi ynë”, shtoi ish-sulmuesi shqiptar.

Serbi arriti në Lazio nga Genk në verën e vitit 2015, ku pritjet nga ai ishin shumë të mëdha. /IndeksOnline/

Temat: