12:14 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Tarragona2018”: Distria Krasniqi në finale, lufton për medalje të artë (Foto)

Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Krasniqi në gjysmëfinale mposhti xhudistën nga Turqia, Irem Korkmaz me IPPON, shkruan IndeksOnline.

Xhudistja nga Kosova tani është kualifikuar në finale dhe do të luftoj për medaljen e artë.

Pritet që së shpejti Distria ta mësoj kundërshtaren./IndeksOnline/