14:32 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Tayna “përvjel mëngët”, në studio për hitin e ri

Ndonëse janë anuluar koncertet dhe mbrëmjet muzikore, këngëtarët nuk e kanë ndal punën për projekte të reja.

Njëjtë ka veprua edhe reperja e njohur, Tayna e cila natën e mbrëmshme e ka kaluar në studio.

Reperja nga Prizreni në një fotografi të publikuar ka shkruar “koha për studio” duke lënë të nënkuptohet se hitet e reja nga ajo janë rrugës.

Ndërkohë, kënga e fundit e Taynas u lëshua gjatë kohës së karantinës “A jo”, ndonëse pa videoklip u prit mirë nga adhuruesit e saj./Indeksonline/