10:55 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Të armatosur tentojnë të vjedhin bankën në Shtime

Dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin një bankë në Shtime.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, por personat nuk kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Ata janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

“Rr. “Tahir Sinani”, Shtime 30.07.2018-09:25. Dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë tentuar të grabisin një bankë, mirëpo nuk kanë arritur ta kryejnë grabitjen. Të dyshuarit me një automjet janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.”, bën të ditur policia./Indeksonline/

 

fotoilustrim