10:56 / E Premte, 03 Shtator 2021 / B O

Të dielën prezantohet Mercedesi i ri, më i sofistikuari deri më tani

Mercedes ka paralajmëruar prezantimin e modelit më të ri të Mercedes Maybach. “Mercedes Maybach Luxury” do të quhet ky model që do të prezantohet këtë të diel.

Modeli i ri është si dhuratë e 100 vjetorit të Maybach, që kur modeli i parë i prodhimit serik i Maybach Motorenbau GmbH – u zbulua në shtator 1921.

Ngjarja e prezantimit të këtij modeli fillon të dielën në orën 18:00 dhe prezantohet platformës mediatike Mercedes./Indeksonline/