14:27 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj së shpejti e merr vizën amerikane

Ambasada amerikane së shpejti do ta pajisë me vizë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Burimet e Indeksonline thonë se Haradinaj javën e ardhshme e pranon pasaportën bashkë me vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje Indeksonline raportoi që kryeministri Haradinaj është pajisur me vizë të Anglisë gjë të cilën pas pak e konfirmoi vet kryeministri në një konferencë për media./Indeksonline/