17:25 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Të heqësh dorë nga dashuria, e vështirë si të heqësh dorë nga droga!

Ata që vuajnë kur ndahen nga partneri kanë të drejtë plotësisht të vuajnë, pasi ajo vërtet dhemb.

Një studim i ri ka dal me të dhëna interesante sa i përket ndarjes, duke e krahasuar me një fenomen tjetër, transmeton Indeksonline.

Sipas studimit, truri i njeriut vuan kur ndahet nga partneri, ashtu si një narkoman kur heq dorë nga droga.

Shkencëtarët thonë se meshkujt e femrat më shumë thyejnë zemrat duke parë pas ndarjes fotot e ish-partnerit, duke vizituar vendet ku ishin bashkë në të kaluarën etj, duke aktivizuar ndjenjat e dashuri në tru.

Autori i studimit Helen E. Fischer, një antropolog biologu në Universitetin Rutgers që merret me dashurinë ka thënë se dashuria është një varësi e fuqishme dhe e mrekullueshme kur çdo gjë shkon mirë.

“Kur largohemi nga personi që duam më së shumti në botë, sistemi i trurit aktivizohet menjëherë duke na bërë të vuajmë. Ne kemi dëshirë ta kemi atë prapë në jetë dhe bëjmë gjithçka për ta fituar. Prandaj, të heqësh dorë nga personi i dashur, është sikur të heqësh dorë nga droga”, ka thënë Fischer. /Indeksonline/

Temat: