Të premten fillon puna në dy projekte të mëdha infrastrukturore

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon me projektet e saj. Përmes një njoftimi ka bërë të ditur që nesër do të nisin punimet edhe për dy projekte të mëdha.
Gjegjësisht nesër do të fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale përgjatë gjithë qytetit të Vushtrrisë (Nadakovc – Smrekonicë).
Ndërsa punimet do të nisin edhe në rrugën Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj./Indeksonline/