Të rejat e fundit lidhur me gjendjen e Bales gëzojnë Lopeteguin
Real Madridi mori lajme të mira në mëngjesin e sotëm në lidhje me gjendjen e Gareth Bale.
Sulmuesi uellsian nuk ka pësuar ndonjë lëndim në muskujt e tij.
Bale nuk ndihej mirë në fund të pjesës së parë të derbit të Madridit të shtunën, transmeton IndeksOnline.
Dhe pasi u ekzaminua në përfundim të pjesës së parë, ishte vendosur që ai të mos e vazhdojnte ndeshjen.
Të hënën (sot), në Valdebebas, Bale është ekzaminuar sërish dhe rezultatet ishin pozitive.
Tani, plani për uellsianin është t’i bashkohet grupit sa më herët që është e mundur dhe pritet që ai të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës të enjten./IndeksOnline/