09:50 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Të rinjtë presin udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së

Në rast se Kosova eventualisht merr liberalizimin e vizave, kjo do t’ua mundësonte qytetarëve të saj, e sidomos të rinjve, lëvizjen e lirë drejt vendeve të BE-së.

Të ankëtuarit për Radion Evropa e Lirë, disa të rinj thonë se udhëtimin e parë pa viza do ta shfrytëzonin për t’i vizituar të afërmit, për studime, por edhe t’u njohur me kulturat tjera.

Megjithatë, sipas tyre, me kushtet financiare jo të mira që kanë shumica e të rinjve, jo të gjithë do të mund t’i shfrytëzonin udhëtimet e tilla.