Të shtëna me armë në Pejë, raportohet për të plagosur
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.
Ngjara ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë.
Mediat lokale raportojë se zona është rrethuar nga forca të shumta të Policisë së Kosovës.
IndeksOnline është në pritje të një përgjigje nga policia e Kosovës në lidhje me rastin në fjalë.

