19:50 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, 16-vjeçari plagos një person

Një 16 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri mbi një person, me të cilin më parë ishte konfliktuar në rrjetet sociale.

I plagosur ka mbetur një 20 vjeçar, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë në qendër të Durrësit, ndërsa mësohet se të rinjtë më parë ishin konfliktuar në Instagram. Pas atentatit, 16-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.

Temat: