18:38 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Teknologjia që do të reduktojë aksidentet në komunikacion

Pagjumësia e drejtuesve të veturës është një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve në botë.

Një shpërqëndrim disa sekondësh mund të ketë pasoja fatale.

Në Angli disa studiues po testojnë automjetet që ecin në mënyrë automatike dhe gjejnë një vend të sigurt ndalimi.

Sipas hulumtuesve kjo do të bëhet e mundur nga një çip i cili do të arrijë të njohë gjithë sistemin e rrugëve dhe shoferi automatik do ndalë në një vend të sigurt.

Provat e para kanë dalë me sukses. Qëllimi i këtij grupi studiuesish është ulja e numrit të aksidenteve.

Tani me këto vetura edhe në qoftë se ju zë gjumi në timon nuk është problem.