10:04 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Telefon me aparat 48 megapiksel, e bën kjo kompani

Kompania kineze e elektronikës Xiaomi ka publikuar një gjysëmfotografi duke paralajmëruar diçka. Raportet e fundit thonë se Xiaomi do të lansojë një telefon të ri që do të jetë tejet i veçantë.

Bëhet fjalë për një model që do të vije me aparat fotografik 48 megapixel. Kështu, kompania kineze synon që të kaloi përmasat e Huawei që së fundi ka lëshuar telefon me 40 megapixel.

Fotoja e telefonit, e ndarë nga presidenti i Xiaomi Bin Lin në rrjetin social kinez ëeibo , nuk zbulon detaje të tjera rreth telefonit përveç ngjyrës së zezë. Megjithatë, titulli i fotografisë thotë se telefoni i ri po vjen në janar./Indeksonline/

Temat: