19:14 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Telefoni shpërthen flakë në aeroplan (Video)

Një fluturim i Ryanair për në Ibizia u anulua, pasi një celular lëshoi flakë brenda kabinës, duke shkaktuar frikë tek pasagjerët në bord.
Udhëtarët u detyruan të largohen përpara se të niseshin nga aeroporti i Barcelonës, ‘El Prat’.

Një pasagjer kishte lidhur telefonin me një bateri paketë, kur ajo shpërtheu në zjarr, duke bërë që telefoni të binte në dysheme.

Videoja e filmuar nga pasagjeri Anthony Carrio tregon telefonin e përfshirë nga flakët, teksa udhëtarët e alarmuar aty pranë bërtasin me shqetësim.

“Isha i ulur dhe të gjithë vraponin dhe ajo që bëra unë ishte të hidhja ujë pa ndalë”, tha Anthony./Indeksonline/