18:31 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Televizioni anglez ITV vjen në Prishtinë me 100 persona staf për ndeshjen me Kosovën

Kampanja kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020 mbyllet me ndeshjen Kosovë – Angli.

Televizioni kombëtar anglez ITV, ka të drejtat ekskluzive të transmetimit të ndeshjes për territorin e Britanisë.

Përfaqësues të këtij televizioni kanë ardhur disa herë në Prishtinë gjatë dy muajve të fundit për të shikuar kushtet dhe terrenin e punës brenda dhe rreth stadiumit “Fadil Vokrri”.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që rreth 100 persona staf do të jenë të angazhuar nga ITV për të realizuar emisionin dhe ndeshjen, duke përfshirë këtu gazetarë, komentatorë, kameramanë, analistë, producent, grimerë etj.

Ndeshja Kosovë – Angli, do të zhvillohet më 17 nëntor nga ora 18:00 në Prishtinë.

/Indeksonline/