19:53 / E Diele, 17 Prill 2022 / C E

Ten Hag do të zyrtarizohet te Manchesteri në javën e ardhshme, zbulohen detajet e marrëveshjes

Erik ten Hag pritet të jetë trajneri i ri i Manchester Unitedit.

Sipas “Daily Mail”, trajneri holandez do të nënshkruajë me “Djajtë e Kuq” në javën e ardhshme.

Kontrata e Erik ten Hag thuhet se do jetë e vlefshme deri në vitin 2026.

52-vjeçari me vete në “Old Trafford” do ta marrë edhe ndihmësin, Mitchell van der Gaag.

Ten Hag, detyrën si trajner te skuadra angleze do ta fillojë pas përfundimit të sezonit aktual.

Ai momentalisht është trajneri te Ajaxi, teksa më herët ka drejtuar edhe skuadrat tjera holandeze, Utrecht dhe Go Ahead Eagles.

Erik ten Hag ka qenë trajner edhe te skuadra e dytë e Bayern Munichit, si dhe ndihmëstrajner te PSV Eindhoven.