23:30 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tenderi për furnizim me dru, kaq para i kushtoi Komunës së Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës në fillim të këtij muaji ka arritur të nënshkruante kontratën më të re.

Komuna, e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, këtë herë ka kurorëzuar një kontratë sa i përket furnizimit me dru, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 53 mijë euro, porse ajo është finalizuar për 48 mijë e 400 euro.

Ndërkaq bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është për 12 muaj, derisa për po të njëjtin tender kanë aplikuar 5 operatorë ekonomikë.

Ndërkaq, tenderi në fjalë u është besuar operatorëve: “AOME ” SH.P.K.; ndërmarrje tregtare shërbyese ” TINI “. /Indeksonline/