22:11 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tenisti i njohur pezullohet për pesë vite pasi trukoi ndeshjet e tenisit

Sportisti argjentinas, Patricio Heras është pezulluar nga tenisi për pesë vite për trukimin e ndeshjeve.

Heras, i renditur në vendin e 307-të në ranglistën botërore, u shpallë fajtor pasi trukoi ndeshje në një ngjarje të ATP-s në Barranquilla, Kolumbi në vitin 2015.

29-vjeçari, i cili ishte i renditur edhe në vendin e 269-të më parë, është gjobitur edhe me para në vlerë prej 25 mijë dollarësh nga Federata Internacionale e Tenisit, transmeton IndeksOnline.

Heras gjithashtu është shpallur fajtor për disa vepra tjera korrupsioni, ku ai filloi të akuzohej që prej tri vitesh.

Pezullimi i tij nënkupton se ai nuk mund të paraqitet në ndonjë ngjarje apo garë të tenisit të organizuar./IndeksOnline/

Image result for patricio heras