09:55 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Tensione në një seancë gjyqësore në Gjilan, një person me sjellje arrogante

Raportohet se është arrestuar një i dyshuari pasi që i njëjti gjatë prezantimit në seancë gjyqësore, i pakënaqur me përmbajtjen teknike dhe të gjeturat e ekspertizës të ekspertit të lëmit ka filluar me sjellje arrogante.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ai bëri edhe veprime të dhunshme fizike për çka edhe është përjashtuar nga procesi gjyqësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.