15:57 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Tentuan të shikonin futboll, Irani arreston 35 gra

Policia iraniane arrestoi 35 gra të enjten të cilët po përpiqeshin të ndiqnin një ndeshje futbolli midis Eekipeve të Teheranit, Esteqlal dhe Persepolis .

Sipas BBC, ky rast u denoncua nga grupi i OpenStadiums, i cili po lufton për të drejtën e grave për të marrë pjesë në ngjarjet sportive në vend. Autoritetet siguruan që ato do të mbaheshin brenda vetëm gjatë ndeshjes.

Gianni Infantino , president i FIFA, ishte i pranishëm në takim, së bashku me Masoud Soltanifar , ministër i sportit i Iranit .

Ky i fundit i ka premtuar numrit një të Shtëpisë së futbollit Botëror se së shpejti Irani do të lejoj gratë të kenë qasje në stadiume. /IndeksOnline/

Temat: