18:04 / E Hënë, 25 Prill 2022 / LB

Teoritë e konspiracionit me Masonë janë Perëndimfobi. Bëni kujdes shqiptarë

Nga: Ervin Shkulaku

Ende më kujtohen përrallat që na tregonte nëna kur iknin dritat me orë të tëra. Në atë kohë ishim fëmijë dhe nuk kishim sikur sot internet dhe e ndjenim kohën të kalonte shpejt vetëm kur dëgjonim gojëdhënat që ishin një mënyre e mire për qetësi dhe ahh cfarë gëzimi na përshkronte kur vinin dritat. Po, kështu kemi jetuar ne shqiptarët e Shqipërisë në të shkuarën e afërt.

Por sot, po dëgjojmë përralla që fatkeqësisht janë edhe gjysmë të vërteta nëpër media dhe tashmë nuk po i dëgjojnë vetëm fëmijët por të gjitha moshat. Sot jemi fiksuar pas teorive konspirative dhe historive me Mason që duken sikur përrallat e nënave tona.

E di që përrallat janë tërheqëse por a nuk janë për fëmijët ato që sot po i ndjek më kërshëri i madh edhe i vogël?

Po bëhen emisione televizive shkrime nëpër media dhe rrjete sociale duke bërë konspiracion sesi po kontrollohet bota, si u shpik virusi e si u shpik vaksina për të zhdukur pjesën dërrmuese të shoqërisë.

Por të gjitha këto me dashje apo pa dashje po rrisin vetëm një gjë tek shqiptarët Perëndimfobinë.

Para se të mbërrinin nëpër mjedisin tonë këto lloj teorish kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në shtete të Lindjes të Mesme të cilat me anë të tyre propogandonin që qytetarët e tyre të mos e donin Perëndimin dhe kulturën Perëndimore. Kështu siguronin pushtetin e tyre absolut.

Është puna e tyre, le të bëjnë cfarë të duan por ne shqiptarët pse duhet të jemi si ata? Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjen dhe është e tmerrshme kur sheh shqiptarë që edhe pse jetojnë prej vitesh në shtetet Perëndimore besojnë teoritë e konspiracionit ndërsa fare mire mund të shkojnë t’I vizitojnë vetë këto organizata apo institucione.

A dëshironi të dini për Masonët, shkoni i vizitoni, a doni të bëheni pjesë e tyre, shkoni pyetini cfarë kushte kanë dhe nëse i plotësoni anëtarësohuni.

A dëshironi të bëheni pjesë e grupit të biznesit Bilderberg, atëherë bëhu biznesmen i njohur dhe anëtarësohu, i keni në Internet kushtet. Sikur disa persona psh. në një lagje bëhen grup atëherë e dine ata si takohen apo ku takohen dhe e vendosin ata se kë të marrin. Pse duhet të filozofoni si u bënë grup apo pse u bënë ndërsa nëse iu pëlqen formoni vetë grupin tuaj.

Apo konspiracioni se bota kontrollohet nga një grup. Jo, Bota është kontrolluar dhe kontrollohet nga ekuilibri i shumicës, pra nga disa, shumë, grupe që ato në vetëvete përfaqësojnë pjesën dërrmuese të popullësisë në botë. Edhe Aleksandëri i Madh që pushtoi territorin më të madh deri më sot sërish nuk kishte fuqi ta kontrollonte Botën.

Po jo thoni tani Masonët ishin në Revolucionin Francez apo Amerikan? E shumë mirë, këto revolucione janë sukses për historinë e njerëzimit. Edhe falë këtyre revolucioneve ju sot jeni më të lirë të shpreheni. Ju sërish po thoni që emra të njohur kanë qenë pjesë e Masonëve? Shumë mirë, do të thotë se nuk janë grup i dështuar por i suksesshëm dhe duhet të tregojmë respekt për ta.

Apo për vaksinën që u krijua që të vrasë njerëz! Nëse dikush ka fuqi që të bëjë një plan të tillë atëherë nuk ka nevojë që të krijohen vaksina, mjafton të ndalohet zhvillimi I shkencës dhe kemi sëmundje plot që mund të na zhdukin. Mjafton t’I japin 1 javë pushim policisë dhe do ta shihni se si do ta vrasim njëri tjetrin. Ne shqiptarët kemi shembull vitin “97. A nuk u vramë me njëri tjetrin, A nuk gjuamim me armë kot dhe shkatërruam cdo gjë pa arsye. E bëmë pasi policia jonë ishte pushim.

Ehhh për ta shkatërruar këtë botë ka shumë mënyra por për ta zhvilluar është e vështirë.

Apo mendoni se lufta në Ukrainë është propogandë e Zelenskit sikur po mendon një në katër italianë? Për ne shqiptarët është turp ta mendojmë këtë pasi nuk ka shumë kohë që kaluam vuajtjet e masakrat nga serbët.

Prandaj, e di që shumica nga ju i ndjek se iu mungojnë përrallat por bëni kujdes, kjo është thjesht Perëndimfobi. Perëndimfobia duhet të qëndrojë larg nga shqiptarët.