16:49 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Testohet modeli i ri i Mercedes, GLB 2019

Modeli i ri i Mercedesit, GLB, pritet të fillojë të shitet në vitin 2019. Para prezantimit, kompania po i bën testet e fundit. Testet finale të prototipit po bëhen në rrugë dhe kompania po i quan teste masive.

Mercedes GLB do të vijë me enterier më të zgjeruar, me tre rreshta të ulëseve, bagazh më të madh e praktik, si dhe me disa karakteristika Off-Road të avancuara.

GLB për pamjen është frymëzuar nga koncepti Ener-G Force, të cilin Mercedesi e ka prezantuar në panairin e veturave në Los Anxhelos në vitin 2012.

GLB do të jetë i gjatë rreth 4.5 metra dhe do të ofrojë më shumë hapësirë për bagazh në klasën e vetë. Po ashtu, GLB (me emrin kodues X 247) do të ofrojë gamën e Turbo motorëve (benzinë dhe dizelë), si dhe versionin sportiv AMG, Plug-in hibrid (me motor 2.0-litër me katër cilindra).

Vetura ka motor me kapacitet prej 150 kë/ 200 kuajfuqi, baterinë prej 60 kwh, si dhe autonominë rreth 400 kilometra./Indeksonline/

Temat: