Teuta Rugova deputetja e vetme e LDK-së në kuvend
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bojkotuar seancen e sotme ku pritej të votohet propozimi i qeverisë për ekipin e ri të unitetit në bisedimet me Serbinë, shkruan Indeksonline.
Por, pavarësisht këtij vendimi, Teuta Rugova sapo ka arritur në parlament për të marrë pjesë në këtë seancë.
Prania vajzës së ish presidentit Rugova shton gjasat që të arrihet kuorumi për mbajtjen e kësaj seance të kuvendit./Indeksonline/