15:33 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tevez heq dorë nga milionat, po shkon te kjo skuadër?

Carlos Tevez dhe Shanghai Shenhua kanë përfunduar bashkpunimin e tyre pas vetëm një viti.

Sulmuesi argjentias po bëhet gati të kthehet në shtëpi, transmeton IndeksOnline.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Juventusit do të transferohet te skuadra e Boca Juniors, aty ku ishte vitin e kaluar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit argjentinas.

“Ajo do të vendoset në ditët e ardhshme. Jemi afër”, ka thënë Horacio Paolini.

Tevez ka pranuar një pagë të pabesueshme, prej 37.5 milionë euro në Kinë, por ai nuk u ndje mirë në Mbretërinë e Mesme. Tani ai do të kthehet në atdheun e tij./IndeksOnline/

Temat: