10:27 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / L K

Tevez në rolin e trajnerit, e gjuajn me bukë, veprimi i tij bëhet viral

Carlos Tevez po vazhdon aventurën e tij si trajner në Primera División të kampionatit argjentinas me skuadrën e Independientes.

Skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Argentinos Jrs.

Të pakënaqur me rezultatin, tifozët e skuadrës së tij hodhën gjësende në drejtim të pankinës.

Ndër të tjera, Tevez është gjuajtur edhe më një copë bukë. Ai e mori bukën dhe e puthi, gjest i cili u bë viral më pas./Indeksonline/