75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi: 110 vjet më parë u lind Gonxhe Bojaxhiu, gruaja e madhe shqiptare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thotë se 110 vjet më parë u lind gruaja më e madhe shqiptare, që u bë misionare dhe humaniste në përmasa botërore- Nëna Tereze.

Thaçi thotë se përvujtëria e Shën Terezës u bë vlerë universale e njerëzimit, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë:

110 vjet më parë u lind Gonxhe Bojaxhiu, gruaja e madhe shqiptare, që u bë misionare dhe humaniste në përmasa botërore – Nëna Tereze, e shpallur Shënjëtore nga Selia e Shenjtë, Vatikani. Ne mburremi me shpirtin human të Shën Terezes, me përkushtimin e saj për njerëzit pa mbështetje, në nevojë, për qeniet njerëzore që meritojnë dashuri dhe trajtim dinjitoz, pavarësisht gjendjes sociale dhe shëndetësore. Krenohemi që ishte bashkëkombase jona. Përvujtëria e Shën Terezës u bë vlerë universale e njerëzimit. HTH