14:54 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi arrin në Vjenë, pritet nga protokolli (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Aeroportin e Vjenës, ku është pritur nga Protokolli i shtetit austriak.

Gjatë ditës së sotme, ai pritet të takohet me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, me të cilin, sipas njoftimit të Presidencës, do të bisedojë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor, raporton Indeksonline.

Thaçi, po ashtu do  të kërkojë mbështetje nga kancelari austriak për dinamizimin e perspektivës evropiane të Kosovës./Indeksonline/

Temat: