15:09 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Ata që vranë Ivanoviqin, deshën ta dëmtojnë imazhin e Kosovës (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ata që e kanë menduar e planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviq kanë dashur të dëmtojnë Kosovën.

Ai në intervistë për Deutsche Wellen ka theksuar se shpreson të zgjidhet sa më parë rasti dhe të gjinden kryerësit e vrasjes.

“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë. Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se ata që e kanë kryer këtë vepër e kanë menduar dhe mendojnë të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj si dhe për të paraqitur Kosovën si një vend jostabil, transmeton Indeksonline.

“Vet Ivanoviq kishte thënë se më shumë ka probleme me serbët se me kosovarët. Ai tha se ndjehet i kërcënuar nga serbët”, ka shtuar Thaci. /Indeksonline/