13:49 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar pas votimi të parë të pakos së ligjeve për FSK-në dhe shndërrimin në Ushtri të Kosovës.

Thaçi ka thënë se pjesëtarët e FSK-së janë gjithnjë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, shkruan Indeksonline.

Presidenti njashtu ka thënë se bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, janë ushtarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës. HTH