11:51 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Çdo provokim në veri nuk bëhet pa dijeninë dhe aprovimin e Beogradit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën para gazetarëve është pyetur edhe për deklarimet se ne veri të Mitrovicës mund të këtë incidente.

Thaçi ka thënë se çdo provokim atje nuk bëhet pa dijeninë dhe aprovimin e Beogradit. Mirëpo, i pari i Presidencës ka theksuar  se institucionet e Kosovës do ta ruajnë dhe respektojnë në tërësi kushtetutën dhe ligjin duke ofruar siguri dhe stabilitet, raporton Indeksonline.

“Çdo provokim atje nuk ndodh pa dijeninë dhe aprovimin e Beogradit. Do të punojmë që më mirëkuptim e dialog të tejkalohet çdo problem që ekziston. Ka pas më herët opinione të tilla, por dua të theksoj se institucionet e Kosovës do të ruajnë dhe respektojnë në tërësi kushtetutën dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti është synimi jon. E ritheksoj se nuk do të këtë as autonomi, as shkëmbime por vetëm korrigjim”, ka theksuar ai./Indeksonline/

 

 

 

 

Temat: