12:05 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Çështja e të zhdukurve duhet të mbyllet [Foto]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjëtaj, përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të të zhdukurve dhe familjarë të të zhdukurve, kanë bërë homazhe tek “Përmendorja dedikuar personave të zhdukur”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se personalisht do angazhohet që kjo çështje të mbyllet.

Ai tha se fati i personave të zhdukur do diskutohet edhe në Bruksel.

Ndërsa, këshilltari politik i kryeministrit, Jahja Lluka u zotua se ligji për të pagjeturit do të procedohet së shpejti në Kuvend për të ndryshuar nenin lidhur me benificionet, pasi që kjo është kërkesë e kamotshme e familjarëve dhe ata do t’i marrin beneficionet e merituara./Indeksonline/