Thaçi dekoron familjen e komandant ‘Drinit’ (Foto)
Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot me Medaljen e Pavarësisë të vejën dhe dy djemtë e ish komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha, i njohur si komandant Drini.
Thaçi ka thënë se si bashkëluftëtar, komandant ‘Drini’ ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”.
Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH