11:27 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron me medalje ushtarake komandatin e KFOR-it, Salvatore Cuoci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar komandatin e KFOR-it, Salvatore Cuoci me Medalje Ushtarake për shërbim në Kosovë.

 

Thaçi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se komandati Cuoci e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizmin e një ushtaraku duke qenë shumë i vëmendshëm për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, transmeton Indeksonline.

I pari i Presidencës ka theksuar se Cuoci është i angazhuar të hap edhe më shumë qiellin e Kosovës për aviacionin civil.

“Me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, sot e dekorova komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij. Si komandant i KFOR-it, gjeneralmajori Cuoci e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizëm të një ushtaraku superior, duke qenë shumë i vëmendshëm për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Ai është angazhuar për ta hapur edhe më shumë qiellin e Kosovës për aviacionin civil dhe e ka thelluar edhe më shumë bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme kur po bëhet gati që të transformohet në ushtri të Kosovës”, kaa thënë Thaçi./Indeksonline/