16:44 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron Xhavit Halitin për kontribut në pavarësimin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, njëherësh nënkryetar i PDK-së.

Në një postim në Facebook ka shkruar se kjo medalje iu dha për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaci. /Indeksonline/