11:22 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekreton pakon e ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot pakon e ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.

Thaçi tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme, në sistemin e drejtësisë, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin për luftimin e krimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative me standardet më të larta të vendeve të Bashkimit Evropian, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot e dekretova pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë, të cilën e kisha iniciuar që në fillim të mandatit tim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin tonë për luftimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative me standardet më të larta të vendeve të Bashkimit Evropian. I përgëzoj të gjithë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, që punuan pandërprerë për të mundësuar reformën më të madhe në sektorin e sundimit të ligjit. HTH