21:05 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Thaçi dekreton Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar të enjten (14 mars), Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta.

Në dekretin e siguruar nga Indeksonline thuhet se ky ligj ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, e që i bie nga e enjtja e javës së kaluar.

Ky projektligj pas një debati të gjatë në Kuvend, u miratua me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, në fund të muajit shkurt.

Punonjësit e arsimit për ato vite do të paguhen për punën e tyre në vlerën nga 19 deri në 95 euro në muaj. /Indeksonline/