15:23 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi dënon kërcimet ndaj prokurorit Blakaj

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas dorëheqjes së Prokurorit Special, Elez Blakaj.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në në “Facebook”, ku ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit Special, Blakaj.

“Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë”, shkroi Thaçi.

Po ashtu ai ka shtuar se i mbështet institucionet e drejtësisë në punën që ata bëjnë për sundimin e ligjit në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:

Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. I mbështes fuqishëm institucionet tona të drejtësisë në punën e tyre të palodhshme për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit. HTH