75 Mall Live Search
16:00 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Daci kundër ndarjes, pro korrigjimit të kufijve

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci ka pritur në vilën e tij në Brezovicë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim të presidentit thuhet se në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Sipas tij, me kryeakademikun Daci e ka folur për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.

Sipas tij, ishte konstatim i përbashkët se pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet, në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj.

Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare.

Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet,në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. HTH