10:56 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Haradinaj bëjnë homazhe në Reçak (Live)

Sot përkujtohet 19 vjetori i masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë shqiptarë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po bëjnë homazhe pranë varreve të tyre.

Pas tyre për homazhe erdhi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur./Indeksonline.

Temat: