10:49 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Rama shijojnë nga një kafe nën rrezet e diellit në Zvicër

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi po qëndron në Zvicër për një vizitë zyrtare ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror së bashku me liderët e Ballkanit.

Thaçi ka publikuar një fotografi në profilin e tij në “Facebook” ku shihet duke pirë kafen e mëngjesit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Postim i plotë:

Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike. HTH