Thaçi: Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi aktualisht është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Austri.
Përmes një postimi në facebook, ai tha se Kosova dhe i tërë Ballkani Përëndimor kanë besim në vizionin e kancelarit Kurz, shkruan Indeksonline.
Thaçi po ashtu tregoi se po punohet për mbylljen e çështjeve të hapura.
Ky është postimi i plotë:
Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit Kurz për afrimin e rajonit tonë me BE-në, por edhe për vetë BE-në.
Kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin, që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të punojmë në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në. Për këto dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral, sidomos në ekonomi, bisedova edhe me kancelarin Kurz në Vjenë. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërfqinjësor e forcojnë paqen dhe tërë rajonin tonë. HTH