11:11 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Do të jemi të pakompromis ndaj rasteve të korrupsionit

Presidenti Hashim Thaçi në mbledhjen e këshillit kombëtar kundër korrupsionit ka thënë se Kosova do të vazhdoj edhe me tejë të luftoj kundër krimit dhe korrupsionit.

Thaçi ka bërë të ditur se institucionet do të jenë të pakompromis ndaj këtyre rasteve, shkruan Indeksonline.

“Kosova do të vazhdoj edhe me teje të luftoj luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk është e lehtë, por ne kemi përkushtimin për të ecur përpara dhe do të jemi të pa kompromis ndaj këtyre rasteve. Dëshiroj të përgëzoj Agjencinë kundër Korrupsionit, të përgëzoj edhe kryeministrin Haradinaj për rritjen e buxhetit për institucionet e agjencitë që luftojnë krimin dhe korrupsionit. Vetëm kështu do të ecim përpara” ka thënë Thaci./Indeksonline/