19:50 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi do t’i dorëzojë ekipit olimpik Flamurin e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’ia dorëzojë nesër ekipit olimpik në mënyrë solemne Flamurin e Kosovës.

Ekipi olimpik do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, që do të mbahen në Kore të Jugut.

Në këto lojëra Kosova do të përfaqësohet nga skitari Albin Tahiri.