18:07 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi dorëzon kopje të deklaratës së pavarësisë në Bibliotekën e Kongresit amerikan

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë në Bibliotekën e Kongresit amerikan.

Thaçi i cili po qëndron në ShBA, ka thënë se bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot kam dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan.

Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë.

Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan. HTH